Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, është duke u marrë në pyetje dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit, Bislim Zyrapi

Edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë  është duke u  marrë në pyetje dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit, Bislim Zyrapi, në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Aj ka thënë se në kohën kur Kadri Veseli ishte jashtë Kosovës, në detyrat e sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit, e kishte caktuar Mensur Kasumin, Kjo ishte  përgjigjur në pyetjet e avokatit Ben Emmerson, i cili  e ka pyetur dëshmitarin se a është e vërtetë që i ishin drejtuar ankesa sa i takon mungesës së një shërbimi të zbulimit brenda Kosovës në kohën kur Veseli ishte jashtë. Këtë gjë, e ka pohuar edhe Zyrapi duke konfirmuar se para mbërritjes së Kasumit nuk ishte caktuar askush, që të bënte diçka në lidhje me ZKZ-në në Shtabin e Përgjithshëm, ndërkohë që Veseli ishte jashtë. Emmersoni e ka pyetur dëshmitarin nëse arsyeja e emërimit të Kasumit kishte të bënte me faktin se shërbimi i sigurimit nuk ishte në gjendje të kujdesej nga jashtë.  Bislim Zyrapi  është përgjigjur se nuk është veç arsye e kësaj. Me ardhjen në Shtabin e Përgjithshëm të z. Kosumi  e kam drejtuar në këtë drejtim që të jepte informacione për ‘G2’-shin ose sektorin e Zbulimit-Kundërzbulimit. Nuk kam pas askënd tjetër. Meqenëse ai ka pasur përvoja dhe mund ta bënte këtë detyrë dhe e ka ushtruar këtë detyrë. është përgjigjur dëshmitari, Bislim Zyrapi.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Klinaku: Arrestimi i luftëtarit të lirisë, Dritan Goxhaj është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike

Faton Klinaku, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës …