Lajmet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i cili fillimisht i uroi ministrit Maqedonci sukses në punë gjatë mandatit të tij. Ministri Maqedonci shprehu falënderimin për vizitën e tij si dhe mirënjohjen për kontributin e KFOR-it, në shërbim të sigurisë …

Më shumë...

Bajram Qerkini: Më lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë e të Amerikës se me qeveritarët tanë

Qerkini: Dyshohet për varreza masive edhe në tetë lokacione të tjera

Kryetari i shoqatës, “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka akuzuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për stagnim të punës dhe injorim të familjarëve të personave të pagjetur. Për atë  është e papranueshme që çështja e personave të pagjetur të kthehet në politikë ditore dhe se sipas tij informatat që …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, filloi paraqitjen e provave i ashtuquajturi, avokat i viktimave

Pjetër Shala

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se mbrojtësi i viktimave, Simon Laws më 24 korrik ka kërkuar që dy ekspertët që kanë përgatitur raportin të dëshmojnë në të njëjtën kohe me arsyetimin që ata të japin mendimet e tyre dhe të plotësojnë dëshminë e njëri-tjetrit dhe sipas tyre …

Më shumë...

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës është i sigurt në Kuvendin e Prishtinës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të kryeqytetit do t’i takojë atyre pas një beteje të gjatë me opozitën, në të cilën është përfshirë edhe qeveria. Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vërtetuar ligjshmërinë e emërimit të Pëllumb Bajqinovcit në krye të Asamblesë Komunale. Kundër shkarkimit të ish-kryesuesit Fehmi Kupina …

Më shumë...

Kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e kanë sulmuar në një diskotekë, në qytetin e Budvës

Kryeministrin e  Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e kanë sulmuar në një diskotekë në qytetin e Budvës. Sulmi  kundër Abazoviqit ka ndodhur në diskotekën,  Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budvë. Në fillim njëri  nga vizitorët kishte bërë përpjekej të  afrohej dhe ta sulmonte. …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban u takuan sot në Budapest

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban u takuan sot në Budapest. Gjatë takimit me dyer të mbyllura, Erdoğan dhe Orban diskutuan të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Më vonë gjatë ditës, Erdoğan do të ndjekë një pjesë të Kampionatit …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Për hajninë që i doli duqi, Qeveria sulmon mediet, sepse zbuluan skandalin dhe Prokurorinë pse merr masa ligjore

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abidixhiku, ka ngritur shqetësime të mëdha dhe ka kritikuar ashpër pushtetin në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, si dhe një personi të afërt të kryeministrit Kurti,  afaristin, Ridvan Muharremi, në kontekstin e aferës skandaloze të vajit, grurit …

Më shumë...

Për gjashtë muaj, Vjosa Osmani me stafin kanë shpenzuar afër 90 mijë euro të Buxhetit të Kosovës, përveç rrogave

Kryetarja, Vjosa Osmani, së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të saj, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti ka shpenzuar 88 mijë e 521 euro. Këto para u shpenzuan në dreka dhe darka zyrtare, në telefoni fikse, akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit, karburant për 7 vetura të …

Më shumë...

Andin Hoti: Pavarësisht marrëveshjeve, Beogradi zyrtar vazhdon të refuzojë bashkëpunimin për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjeve, Beogradi  zyrtar vazhdon të refuzojë bashkëpunimin për këtë çështje. Mirëpo  kjo qasje e Serbisë nuk është duke u vërejtur nga Bashkimi Evropian, pas trazirave në veri të vendit. Deklarata për Personat e Zhdukur, …

Më shumë...

Është ndarë nga jeta albanologu i njohur, Bahri Beci, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Është ndarë nga jeta gjuhëtari Bahri Beci, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë bashkësinë e shkencëtarëve albanologë, shqiptarë e të huaj; miqtë dhe kolegët e …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti, sot udhëton për në Greqi me ftesë të kryeministrit grek, Qiriakos Micotaqis

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëton për  në Greqi me ftesë të kryeministrit grek, Qiriakos Micotakis, i cili  ka ftuar të gjithë kryeministrat e rajonit, në përjashtim të kryeministrit të Shqipërisë, ku ftesa është dërguar në nivel të kryetarit, Bajram Begaj, dhe jo të  Edi Ramës,  pas tensioneve në …

Më shumë...

Avokatët e krerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale në Hagë, paraqiten dyshimet e tyre për porositje të dëshmitarëve

Gjykata Speciale

Avokatët e krerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale në Hagë,  paraqiten dyshimet e tyre për porositje të dëshmitarëve kundër të të akuzuarve, bazuar në përkatësinë e tyre fetare. Një ndërhyrje e tillë  po vlerësohet si veprim që u shkon në favor të pandehurve megjithëse se nuk parashihet ndonjë efekt direkt …

Më shumë...

Albin Kurti insiston të instalojë prokurorë të Vetëvendosjes, të gjithë të tjerët, sipas tij janë mbështetës të krimit

Albin Kurti

Këshilli Prokurorial i Kosovës i dënoi ashpër deklaratat e pamatura, të papërgjegjshme dhe arrogante të kryeministrit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Me rastin arrestimit të zyrtarëve të korruptuar dhe të  akuzuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, Albin Kurti akuzoi Prokurorinë,  gjykatësit  dhe mediat e keqpërdoruara pёr mbështetje tё krimit, meqë nuk …

Më shumë...

Edhe ministri, H. Murati, akuzon prokurorinë pse hodhi poshtë kallëzimin e tij për keqpërdorime në rrugën Kijevë-Zahaq

Hekuran Murati: Pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të muajit shtator

Ministri i Financave, fyesi dhe  përçmuesi i  veteranëve të UÇK-së, Hekuran  Murati  ka akuzuar  Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi ajo hodhi poshtë kallëzimin e tij  penal për keqpërdorime në  rrugën Kijevë-Zahaq, meqë nuk ka gjetur asnjë fakt të qëndrueshëm nga ato që i kishte radhitur me hamendje ministri i Albin …

Më shumë...

Time Kadrijaj: AAK-ja ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Albin Kurti iu shërben agjendave armiqësore

Time Kadriaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj iu ka kundërpërgjigjur deklaratës së një Bajqinovacit të vetëvendosjes, e cili shpërfilli deklaratat e deputetes Kadrijaj, duke i trajtuar si  “hajgare”. Deputetja Time Kadrijaj ka shkruar se  ka kohë që AAK-ja  ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Albin Kurti iu shërben agjendave armiqësore. Bëj thirrje …

Më shumë...

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Maqedonisë, nuk pati shumicë prej dy të tretash për miratimin e amendamenteve të Kushtetutës

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje të shtunën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke thënë se ato janë “rrugëdalja e vetme” e Maqedonisë së Veriut nga kriza e thellë politike. Ai bëri këto komente vetëm një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e mbylli debatin për …

Më shumë...