Lajmet

E shkarkojnë nga detyra Shemsi Hazirin, udhëheqësin e hetimeve kundër Martin Berishajt dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka shkarkuar nga detyra Shemsi Hazirin, shefin e Njësisë së Veçantë të Hetimeve, (ish Task Forcës kundër Korrupsion) brenda Policisë së Kosovës, ekipi që udhëhiqte hetimet  për korrupsion  kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, …

Më shumë...

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiç, në përfundim të vizitës së tij në vendet e Ballkanit

Gjatë  takimit në Beograd, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama dhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq  kanë folur për pikëpamjet e tyre rreth situatës dhe tensioneve, në veri të Kosovës. Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me presidentin serb në Beograd se rruga e vetme për të ecur përpara nuk …

Më shumë...

Vuçiq: Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë do vazhdojmë të kontribuojmë për marrëdhënie me të mira

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  ka thënë se gjatë takimit  me Edi  Ramën, kanë biseduar edhe për pikëpamjet e ndryshme për situatën në veri të Kosovës. Vuçiç nuk preferoi që të japë më shumë detaje, ndërsa tha se dallimet e Serbisë do i mbajnë për vete. Ndërkohë, ai theksoi se …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës ka shkëputur koalicionet qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal

PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka shkëputur koalicionet qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal, Pas prishjes së koalicionit ditë më parë në Komunën e Gjilanit, dje  ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosjen edhe në Komunën e Besianës. Këto vendime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ku është …

Më shumë...

Edi Rama: Glauku s’di çka është drafti, ai fliste para kamerave ato për të cilat është konsultuar me Albinin

Edi Rama: Glauku s’di çka është drafti, ai fliste para kamerave ato për të cilat është konsultuar me Albinin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Podgorica e Malit të Zi ka folur për takimin që ka zhvilluar me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca por edhe mosrealizimin e takimit me kryeministrin, Albin Kurti. Ai ka thënë se me Konjufcën në takim nuk është folur aspak për draftin e …

Më shumë...

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës e Komisionit Evropian, që parasheh ndarje fondesh, është shtyrë për më vonë

Sot në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se nënshkrimi i marrëveshjes  ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, që parasheh ndarje fondesh, është shtyrë për një datë të mëvonshme. Momentalisht, takime të nivelit të lartë apo ministror nuk janë duke u zhvilluar me Kosovën, prandaj Kosova nuk …

Më shumë...

Visar Ymeri: Refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të takohet me kryeministrin, Edi Rama është skandaloz e fëmijëror

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Edi Rama ka ardhur në Kosovë për Procesin e Berlinit, dhe Albin Kurti edhe pse ishte më i zëshmi nga liderët e Ballkanit Perëndimor, për këtë Proces, nuk pranoi të takohet me të, ka thënë ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Sjellja e Albin Kurtit, përveç skandaloze është edhe fëmijërore. …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, realizon me sukses vizitat e tij në pesë vendet e Ballkanit, në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama sot ishte për vizitë  në Sarajevë në ditën e dytë dhe të fundit  të rrugëtimit të tij në vendet e Ballkanit në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai ka zhvilluar takime me krerët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë në kuadër të Procesit të …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Azerbajxhan, për një vizitë shtetërore me ftesë të kryetarit, Ilham Alijev

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për një vizitë  në Azerbajxhan. Sot ai u prit në një ceremoni shtetërore nga kryetari, Ilham  Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në një takim dhe bisedoi me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në një takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka biseduar lidhur  situatën  aktuale në vend si dhe për  marrëdhëniet me Suedinë. Situata e rëndë në të cilën ndodhet Kosova aktualisht dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, si pasojë …

Më shumë...

Edi Rama, kërkon që Bosnja dhe Hercegovina të lejojë lëvizjen e shtetasve të Kosovës me letërnjoftim

Edi Rama, kërkon që Bosnja dhe Hercegovina të lejojë lëvizjen e shtetasve të Kosovës me letërnjoftim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e Berlinit, sidomos ajo për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi ka theksuar se është e pakuptimtë që të ketë problematika të kësaj natyre. Kryeministri i …

Më shumë...

LDK-ja e konsideron të domosdoshëm hartimin e një draft-statusi për asociacionin, thotë nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e konsideron të domosdoshëm hartimin e një draft-statusi për asociacionin. Ai tha se politikanët e përgjegjshëm në momente të vështira marrin vendime të vështira dhe ndaj partia opozitare do të hartojë një draft-status të cilin më vonë do ia prezantojë edhe kryeministrit Kurti. Politikanët e …

Më shumë...

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Harçenko, thotë se Rusia pajtohet me vlerësimin e Vuçiqit për situatën, në Kosovë

Harçenko: Rusia respekton interesat kombëtare të Serbisë ashtu sikurse Serbia që respekton interesat kombëtare të Rusisë

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Harçenko, thotë se Rusia pajtohet me vlerësimin e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq për situatën, sikur e quan ai  të  pa tolerueshme, në Kosovë. Ai ka shtuar se ekzistojnë të gjitha arsyet për të diskutuar situatën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual

Hoti e nënshkruan Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar  se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual. Ish kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, po …

Më shumë...

Gjermania shqyrton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë për të forcuar misionin paqeruajtës të NATO-s

Gjermania shqyrton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë për të forcuar misionin paqeruajtës të NATO-s

Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Kështu deklaroi më 7 korrik ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. “Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia [Tanner], ne …

Më shumë...

ATK shënon rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të 2022

ATK shënon rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të 2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në një konferencë për media, drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj tha se në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet …

Më shumë...