LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK-ja njofton për zgjerimin e strukturës së saj dhe propozon dy postet e reja për komunitetin e mërgatës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij ka 58 nëndegë aktive, duke përfshirë edhe ato në Evropë, në krahasim me një vit më parë kur ky numër ishte njëshifror. Në rrjedhë të kësaj, ai ka njoftuar për themelimin e dy posteve të reja për mërgatën; “Nënkryetarin për Mërgatë dhe Sekretarin e Degëve Jashtë”, duke paralajmëruar gjithashtu për kandidatët për deputetë nga mërgata. Abdixhiku gjithashtu ka përmendur mbledhjen e përbashkët të kryetarëve të nëndegëve dhe kryetarëve të degëve në një takim virtual me pjesëmarrje nga 58 qytetet evropiane dhe 13 shtetet përkatëse. “Në këtë takim virtual, u diskutuan planet organizative të partisë për vitin zgjedhor, si dhe orari i takimeve me bashkatdhetarët dhe bashkëpunimin me EPP-në për zgjedhjet Parlamentare Evropiane, gjithashtu u bisedua për kandidatët potencialë nga mërgata për të qenë deputetë të Kuvendit të Kosovës”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …