Lajmet

Borell: Nuk jemi ndërmjetës, as arbitër, jemi shumë më tepër, sepse Kosova e Serbia duan të bëhen anëtarë të BE-së

Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në një intervistë për portalin “euractiv” i është rikthyer sërish dialogut Kosovë-Serbi.  Ai ka thënë se blloku 27 anëtarësh nuk është vetëm një ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi. “Ne nuk jemi ndërmjetës, nuk jemi as arbitër, jemi shumë më tepër se kaq …

Më shumë...

Serbia ka pezulluar lëshimin e targave ilegale me akronime si KM, PR të tjera për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë

Serbët në veri janë paralajmëruar që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës

Serbia ka pezulluar lëshimin e targave ilegale me akronime si KM, PR të tjera për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, ashtu sikur kishte pranuar gjatë takimit në Bruksel kryetari  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Serbia është pajtuar me propozimin e zyrtarëve evropianë që ta ndalë furnizimin e serbëve me targa …

Më shumë...

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim me qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës

Lista Serbe

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim në pjesën veriore të Mitrovicës, është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sot në ora 15:00 do të mbahet takimi i madh i “të gjitha …

Më shumë...

Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, pas takimit më 21 nëntor, në Bruksel

Sot në Bruksel, prej orës 8 të mëngjesit ka vazhduar takimi trepalësh mes Kosovës e Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në Bruksel të martën ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot. Ai ka thënë se vendi i tij shpreh keqardhje që nuk është arritur një marrëveshje, duke i bërë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, të pranojnë propozimin e përfaqësuesit të …

Më shumë...

Katër senatorë amerikanë janë shprehur të zhgënjyer me mosarritjen e një marrëveshje për targat në mes të Kosovës e Serbisë

Qeveria e Kosovës vendos që nga sot të fillojë zbatimi i vendimit për riregjistrimin e makinave nga targa ilegale serbe me targa të Kosovës

Katër senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shprehur të zhgënjyer me mosarritjen e një marrëveshje për targat ilegale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Senatorja e lartë, Jeanne Shaheen, bashkë edhe me tre senatorë të tjerë Ron Johnson, Thom Tillis  dhe Chris Van Hollen, me anë të …

Më shumë...

Çarls Kapçan: Albin Kurti po e përdor çështjen e targave për ta detyruar Serbinë, që të merret me çështjet më madhore

Kurti: E kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike edhe unë jam i frustrutar...shteti gjakonte

Analisti amerikan,  Çarles Kapçan thotë se gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është e serioze dhe ekziston rreziku për dhunë dhe bllokim të mëtejshëm. Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë i tha Zërit të Amerikës se BE dhe SHBA kanë të drejtë që janë të shqetësuara por …

Më shumë...

Ministrja, Arbërie Nagavci, ka kryer veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Arbërie Nagavci i thërret mësimdhënësit që vaksinohen në mënyrë që mësimi të mund të nis në shtator

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin ku ajo aktualisht po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Më 21 mars …

Më shumë...

Ministria e Arsimit i hakmerret SBASHK-ut me shkëputje të kontratës kolektive

SBASHK

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka shkëputur  njëanshëm kontratën kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës,  e cila ishte nënshkruar më 22 janar të vitit 2021. Në letrën e MAShTI-t drejtuar SBAShK-ut është thënë se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit, “bazuar …

Më shumë...

Përparim Rama: Është krejt e palogjikshme, që Qeveria t’ua marrë paratë komunave, derisa nuk i shpenzon paratë e veta

Me Projekt-buxhetin për vitin 2023, Qeveria ka paraparë që të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, të bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar. Kundër paragrafit që parasheh këtë, ka dalë sot Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai  ka folur lidhur …

Më shumë...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se gjuha shqipe është gjuhë e vëllezërve të mi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë pjesëmarrjes në Akademinë Solemne me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka deklaruar se  gjuha shqipe është gjuhë e  vëllezërve të mi. Ai ka saktësuar se pranimi i gjuhëve në shtet është vlerë evropiane. Sot jam këtu para …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Sjellja e veprimet e kryeministrit Kurti, me situatën e krijuar në vend, janë të pakuptueshme dhe me rrezik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sjellja dhe veprimet e kryeministrit,  Albin Kurti, në raport me situatën e krijuar në vend, janë jo vetëm të pakuptueshme, por edhe të rrezikshme. Kurti arriti t’i dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës edhe me Amerikën edhe me evropianët. Ai …

Më shumë...

Albin Kurti: Pas përfundimit të takimit 8-orësh në Bruksel, nuk kam komunikuar më me shefin e BE-së, Josep Borrell

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pas përfundimit të takimit tetë orësh në Bruksel, nuk ka pasur më asnjë komunikim me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në të cilin duket se është hidhëruar shumë. Në një deklarim për media, Kurti the se Borell e …

Më shumë...

Nicolas Guillou, ua ka vazhduar masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Duke arsyetuar vendimin për shtyrje të paraburgimit gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston një rrezik i moderuar që të arratiset, dhe se ekziston rreziku që ai të pengojë mbarëvajtjen e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët, …

Më shumë...

Christopher Hill: Uashingtoni zyrtar vazhdon ta mbështesë BE-në në përpjekjet për të arritur zgjidhje për zhvillimet në Kosovë

Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar  se Uashingtoni zyrtar vazhdon ta mbështesë Bashkimin Evropian në përpjekjet për të arritur zgjidhje në kuadër të zhvillimeve në Kosovë. Po ashtu, Hill i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që të vazhdojë angazhimin konstruktiv në …

Më shumë...

Jorn Rohde: Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas e më pak rrezikues të paqes në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij fatkeqësisht ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë. Kështu

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur pas vendimit për shtyrje të afatit për gjobitjen e qytetarëve që mbajnë targa me regjistrime të Serbisë. Ai ka thënë se ky është një vendim i mirë që i lejon emisarit special të Bashkimit Europian që të gjejë një zgjidhje për këtë …

Më shumë...

BE i përgjigjet Kurtit: Është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se BE-ja ka hequr dorë nga propozimi për normalizim

Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë të hënën se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e …

Më shumë...