leoni

Personalitete

Pandeli Majko: Dom Nikollë Kaçorri, personalitet i jashtëzakonshëm i kombit i lënë në harresë

 100 vjetori i shtetit shqiptar më shumë se një festë për ne shqiptarët duhet të jetë po ashtu një reflektim i thellë. Kjo është fotoja, e cila paraqet kthimin në atdhe të eshtrave të zëvendëskryeministrit të parë të Ismail Qemalit, Dom Nikoll Kaçorrit (shkurt 2011). Pa protokoll dhe nderim shtetëror. …

Më shumë...

Ahmet Shtimja ( 1887- 1923) personalitet i rëndësishëm i Lëvizjes Kombëtare

AHMET SYLA, i njohur në popull si AHMET SHTIMJA, u lind në vitin 1887 në Shtime. Veprimtarinë e tij patriotike e filloi si pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910, të udhëhequr nga atdhetari dhe prijësi popullor, Isa Boletini, kundër forcave osmane të pushtimit. Në vitin 1916, nga administrata …

Më shumë...

Dr. Kristo Frashëri: Albanologu grek, Tito Johallasi, studiuesi i mirënjohur i arvanitasve

Kemi marrë vesh se së shpejti do të vizitojë vendin tonë albanologu grek Tito Johallas. Ndërsa shprehim gëzimin që do ta shohim përsëri pas shumë vitesh midis nesh dhe ndërsa e sigurojmë që do të gjejë tek ne po atë ngrohtësi që ka ndier më parë, është e nevojshme të …

Më shumë...

Sheradin Berisha: Ukshin Hoti, emblema e filozofisë politike shqiptare

Ukshin Hoti u lind më 17. 06. 1943 në Krushë të Madhe. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Prizren dhe në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Politike e mbaroi në Zagreb, ndërkaq studimet posdiplomike drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare politike dhe ekonomike në Beograd. Që nga gjysma …

Më shumë...

Dardan Dedja: Mustafa Ataturku, krijuesi i Turqisë moderne

Ataturku, rrjedh nga një familje fshatare, pranë qytezës Koxhanxhëk, komunë në Dibër, ka lindur më 1881, në Selanik dhe vitet e fëmijërisë dhe rinisë i ka kaluar në Shqipëri e në Maqedoni. M.Q.Ataturku, i rritur në një rreth ku shqiptarët e turqit janë lidhur edhe më marrëdhënie martesore, problemet socio-etnike …

Më shumë...

Skënder ( Petro Nini) Luarasi ( 1900-1982)

Skënder Petro Luarasi, u lind në Luaras të Kolonjës më 19 janar 1900, vdiq më 27 prill 1982. Ka kryer arsimin fillor shqip në Korçë e Negovan (1909-1911) dhe më pas studjoi në Robert Kolegj, Stamboll, Turqi (1912-1913), Internacional Kolegj-Springfield Mass etj, në ShBA (1916-1920), kreu Gjimnazin Klasik, Fraishtadt, Austri …

Më shumë...

Elena Gjika (Dora d’ Istria) (1828-1888)

Elena Gjika, e njohur me pseudonimin letrat  Dora d’Istria,  është shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. U lind në Bukuresht, në vitin 1828), dhe vdiq në Firence  1888. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik dhe të shtypjes kombëtare. Përkrahu nxehtësisht lëvizjen …

Më shumë...

Ismail Qemali, burri që e bëri Shqipërinë

Ismail Qemali, emri ndër më të ndriturit të botës shqiptare,  lindi në Vlorë në një familje të pasur, më 24 janar të vitit 1844. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin …

Më shumë...

Në përkujtim të Motit të Madh dhe kryetrimit të Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut

Gjergji i dinastisë së Kastriotëve ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava. Ai kishte trashëguar emrin e gjyshit, Gjergj Kastriotit i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës të vitit 1389. Ishte më i riu  në mesin e katër vëllezërve e pesë motrave. Mendohet se …

Më shumë...

Aleksandër Mojsiu, aktori ndër më të njohurit në botë, në shekullin 20

Aktori ndër më të njohurit në botë, në shekullin 20, Aleksander Moisiu, u lind në qytetin e Durresit ne vitin 1879. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kaincit  iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol …

Më shumë...

Mexhid Yvejsi: HAFIZ IBRAHIM PALLASKA: (1875-1935)

Hafiz Ibrahim Pallaska, është djali i Osman ef. Pallaskës, lindi në vitin 1875, në mëhallën e Sefës, që ndodhët pranë Çarshisë së Vogël në Gjakovë. Qysh i vogël, ende fëmi, dallohej për zgjuarsi. Kjo zgjuarsi është dëshmuar, kjo dëshmi të gjithë i ka befasuar të gjithë i ka gëzuar kur …

Më shumë...

Gjon Serreçi (1920-1947) personalitet i shquar i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare

Gjon Serreçi ka qenë njëri ndër intelektualët dhe personalitetet më të shquara dhe më me ndikim të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës. Gjoni, ishte i biri e Gjergj Serreçit. Lindi në Ferizaj më 11 shkurt të vitit 1920. Nëna e Gjergjit quhej Anisa, e gjinisë  Kurti, po ashtu nga …

Më shumë...

Gjergj Fishta, poeti i madh dhe atdhetari i zjarrtë i bashkimit kombëtar

Ahmet Qeriqi: Imagjinata kreative, krijuese e Gjergj Fishtës arrin nivelin e kapaciteteve mendore të shkrimtarëve më të mëdhenj të botës III

Gjergj Gishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. Në moshën 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai …

Më shumë...

Mr. Kadri Rexha: Motoja jetësore e atdhetarit, Hasan Prishtina ishte lufta për liri e bashkim kombëtar deri në vdekje

Atdhetar, demokrat, revolucionar, luftëtar për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, luftëtar për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb dhe bashkimin e saj me Shqipërinë nënë, njëra ndër figurat më të shquara të lëvizjes kombëtare shqiptare, veçanërisht të kryengritjeve të Kosovës, të cilat shpien deri në fitoren e pavarësisë dhe ngritjen …

Më shumë...

Zylyftar Poda, kapedani i famshëm i luftës për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë

Për trimin e shquar të Shqipërisë, Zylyftar Poda, përveç këngëve folklorike të trashëguara dhe të ruajtura në disa breza, shtypit periodik, librave dhe teksteve të ndryshme të historisë së popullit shqiptar, të botuara nën kujdesin e Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave në Tiranë, flasin edhe mjaft dokumente arkivore …

Më shumë...

Malenglen Verli: Bajram Curri, tribun i vegjëlisë

Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarinë e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftës për çlirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje “figure e ndritur” …

Më shumë...