Cavushoglu

Çavushoglu: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës

Në vendin tonë është duke qëndruar shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu. Ai është prit në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të vendit tonë, Donika Gërvallaj Shvarc. Gjatë konferencës së përbashkët për medie, ai deklaroi se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës. “Me zonjën Donika kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale. Folëm edhe për zhvillimet rajonale dhe ndikimin e tyre bë Kosovë e Turqi. Dua ta përsëris qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike” tha në mes tjerash shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu. Ai shtoi më tutje se Turqia mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, dhe duhet të arrihet një marrëveshje përmes rrugëve diplomatike. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu do të pritet edghe nga kryetarja, Vjosa Osmani dhe krueministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …