Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti bëhet me kënd të lodrave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe bashkë me zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymerin kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, me ç’rast është dhënë një donacion në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më e ndritur” në kuadër të programit “Up To Youth”, që financohet nga USAID-i amerikan. Me këtë rast kryetari Haliti ka falënderuar USAID-in për krijimin e këndit të lodrave dhe dhurimin e lodrave për këtë çerdhe. Gjithashtu ai tha se iniciativa të tilla do ta kenë çdoherë përkrahjen  e institucioneve komunale qoftë edhe me bashkëparticipim. Në anën tjetër Blerona Pajaziti lidere e grupit iniciatorë nga programi “Up To Youth”, u shpreh se kjo iniciativë është për rininë në këtë rast edhe për fëmijët e kësaj çerdhe, ku kemi krijuar këtë kënd dhe kemi dhuruar lodra. Ajo ka falënderuar kryetarin Haliti për mbështetjen e madhe për çdo projekt që ka të bëjë më rininë. Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sadete Kastrati – shefe e projektit “Up To Youth” dhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti.

May be an image of 5 people, child and text that says 'USAID Sம USAID NGA POPULLIAMERIK OD AMERIČKOG NARODA UP TO YOUTH'

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …