Çerkin Dukolli: Jetojmë me epokën tënde Komandant!

Mirënjohës e krenar!
Jetojmë me epokën tënde Komandant!
Me fjalën tënde “Besa-Besë se vetëm një vdekje ka në këtë jetë”…
Me heroizmin tëndë mesazh lirie,
Me kullat kala qëndrese e të rilindura,
Me vargun epik “mora fjalë”…
Me miliona pelegrinë në Prekaz,
Me festa lirie, libra, muze e lapidar.
Jetojmë me epokën tënde Komandant!
Me epokën që shembi robërinë,
Me Kosovën shtet e të lirë,
Mirënjohës e krenar me ty Komandant.
Me epokën që shkruajte historinë.
Prekaz: 5.mars.2024.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Gjon Serreqi e Bahri Fazliu

Ndonëse ishin në të 20-at e tyre, të dy ishin prijës shembullorë të dy lëvizjeve …