Christopher Hill

Christopher Hill: Qëndrimi i Qeverisë amerikane insiston që Kosova duhet t’i përmbushë obligimet nga Marrëveshja e Brukselit

Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se qeveria amerikane  pret që Kosova t’i përmbushë të gjitha obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit.  Hill ka thënë për mediet në Serbi, se  Kosova dëshiron të anëtarësohet në BE, mirëpo për ta bërë këtë, duhet ta kalojë gjithë procesin. Sa i përket dëshirës së Kosovës dhe aplikimit të saj në Këshillin e Evropës, do të flitet shumë, do të ketë një debat të gjallë dhe në një farë mënyre e gjitha është e lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, e cila  vendos disa detyrime e kërkesa nga të dyja palët, kështu që ne duhet të shohim se si do të shkojë, por sigurisht që ata duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, mendoj se kjo është e qartë për të gjithë ne, por ata duhet ta kalojnë të gjithë procesin”. Sa i përket Kosovës, unë mund të flas vetëm në emër të Qeverisë sime, sepse ka shumë diskutime për këtë temë në Quint. Por qëndrimi i Qeverisë sime është se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nëse nuk e bën, sigurisht që komplikon interesin e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera”, tha Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …