Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Çitaku i ka treguar Kurtit se në organizatën që ai ka thënë do ta anëtarëson Kosovën, ajo ka vite që është anëtarësuar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka treguar kryeministrit, Albin Kurti se në organizatën që ia ka thënë do ta anëtarëson Kosova, shteti ynë ka vite që është anëtarësuar. Pas njoftimit të kryeministrit, Albin Kurti se do ta shqyrtojë nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit, ajo ka shkruar se që nga vitit 2015 Kosova veç se është anëtare e kësaj Byroje. “Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova poashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO. Kosova ka marrë pjesë në EXPO Antalya në vitin 2016, e së fundi edhe në EXPO Dubai. Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…Kryeministër, apliko në Këshill të Evropës. Votat i kemi. Mos u bëni qesharak për të aplikuar për antarësim në organizatat ku tashmë jemi anëtar” ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …