Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve “1 Maji” është shënuar me protesta në vendin tonë. Protesta filloi me një minutë heshtje për punëtorët që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.Gjatë fjalës para protestuesve, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi theksoi se për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova. Gjatë fjalës së tij para masës protestuese, ai shtoi më tutje se punëtorët dhe sindikatat e tyre, nuk kërkojnë lëmoshë nga Qeveria por kërkojnë që djersa dhe mundi i tyre të paguhet ashtu sikur e meritojnë. Një nga organizuesit e protestës thekoi se pronarët e kompanive sjellen ndaj nesh sikurse ne të jemi makina amortizuese dhe në një moment kur ne e humbim fuqinë tonë, këta na hedhin në rrugë sepse këtë shteti ua lejon.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …