Vlora Çitaku

Çitaku në KS të OKB-së: Mijëra gra kanë dhunuar serbët gjatë luftës në Kosovë, nuk ka të akuzuar

 Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku në raportin tremujor në OKB, ka kundërshtuar me fakte tendencat e ministrit serb, Ivica Daçiq. Ajo i kujtoi të pranishmëve se në Kosovë gjatë luftës nga forcat serbe janë dhunuar 20-mijë femra shqiptare dhe nuk është akuzuar asnjë serb, ndërsa janë vrarë 1262 fëmijë dhe sërish nuk është akuzuar asnjë person. Ajo i ka falënderuar shtetet e botës demokratike që kanë bërë shumë për Kosovën.  Që nga 17 shkurti 2008, Kosova është i lirë, shtet sovran dhe e njohur nga shumica dërmuese e shteteve të botës. Këto fakte janë të pakthyeshme, ora historike nuk mund të kthehet mbrapa, por serish ne vijmë këtu çdo tre muaj dhe të dëgjojmë nga kolegët serbë në një univers paralele, se shteti Kosovës nuk ekziston”, tha Çitaku dhe shtoi se në botën e vërtetë Kosova është e lirë dhe është sovrane.

Ajo theksoi vendimin e GJND-së që është nxjerr me kërkesën e Serbisë.  “Asnjë shtet nuk mund të përdor territorin për të shkatërruar popullatën, sepse këto krime i kthehen mbrapa në dëm të atij shteti, sepse shteti përbëhet për popullatën dhe jo për territorin”, citoi Çitaku vendimin e GJND-së.Ajo theksoi se Kosova ka ndërmarrë masa të papara për të hetuar krimet e supozuara, duke themeluar një gjykate speciale në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, kurse pala serbe nuk ka ndërmarr asgjë.

“Ne në Kosovë nuk i fshihemi drejtësisë, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. 20-mijë gara janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe numri i të akuzuarve është zero. 1262 fëmijë janë vrarë brutalisht, numri i të akuzuarve dhe dënuarve është zero. Janë mijëra të pagjetur që mungojnë dhe ka gjurmë të qarta të zinxhirit komandues dhe qeveria e Serbisë ka ngritur objekte mbi ato varreza për të humbur gjurmë, dhe numri i të akuzuarve dhe dënuarve është zero”, tha ajo, transmeton KosovaPerss.  Ajo foli edhe për arrestimet së fundi që janë bërë nga shteti serb ndaj dy qytetarëve të Kosovës, njëri komandant i Policisë dhe arrestimi është bërë me urdhër të autoriteteve serbe, dhe kjo është ndesh me marrëveshjen e arritur në Bruksel për lirinë e lëvizjes.Ajo theksoi edhe listën e lëshuar nga Serbia për arrestimin e ish liderëve botërorë të shteteve perëndimore, si Bill Klinton, Medelin Ollbrajt, Havier Solana, Toni Bler, Zhak Shirak e shumë udhëheqës tjerë të lartë të shteteve perëndimore.Ajo foli edhe për Ligjin e Trepçës, ku tha se minierat e Trepçës gjenden në Kosovën, ato i takojnë Kosovës dhe do të menaxhohen nga Kosova dhe ligji është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.Çitaku foli edhe për manipulimin që Beogradi tenton të bëjë me numrin e të zhvendosurve serbë, ku siç tha ajo, në regjistrimin e kryer nga serbët në vitin 1991, kur institucionet udhëhiqeshin nga administrata serbe, në Kosovë jetonin 190-mijë serbë, dhe shtroi pyetjen, si mund të kenë ikur nga Kosova pas vitit 1999 200-mijë serbë, kur nuk kanë ekzistuar kurrë aq serbë.Ajo foli edhe për kishën ortodokse serbë që është ndërtuar në lokalitetin e Universitetet të Prishtinës nga regjimi i Millosheviçit, kur studentëve shqiptarë u mohohej e drejta për të studiuar.Ambasadorja Çitaku theksoi edhe kujdesin që Kosova i kushton luftës kundër terrorizmin, ku së fundi Policia e Kosovës ka arrestuar disa të dyshuar që kishin planifikuar kryerjen e sulmeve terroristë në Kosovë dhe rajon./KosovaPress/

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …