Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet, Amerikë-Rusi

Daniel Server: Trump dhe Putin mund të hapin ndarje të reja në Ballkan

Analisti amerikan Daniel Serwer, ka shkruar se kryetari i ri amerikan, Donald Trump mund të marrë këshilla nga strategët e tij, për rindarjen e Ballkanit dhe pjesëve të tjera të botës në vija etnike. Kjo mund të ndodhë nëse Trump është i gatshëm të pranojë një sferë të ndikimit rus në Ballkan. Ai dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë dhe mund të joshet që të pranojë çdo gjë të vlefshme për t’i përmirësuar ato. Nëse, për shembull, Trump e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia, vetëm kjo mund të nisë një seri ndarjesh në baza etnike, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet të tjera si Gjeorgjia, Moldavia, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. Do të ishte vërtet mrekulli, nëse një zinxhir i tillë i ndarjeve do të ndodhte në mënyrë paqësore. Por, ka më shumë mundësi që kjo do të çonte në një destabilitet, spastrim etnik, rishënjim të kufijve dhe luftë, thotë mes tjerash në vështrimin e tij analisti i mirënjohur Daniel Server. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …