ÇKA BËRI - Martini i Çunajve - GJATË JETËS ?

ÇKA BËRI – Martini i Çunajve – GJATË JETËS ?

1. Mësues, katër vite, në Keqekollë.
2. Referent në “Ramiz Sadiku”, një vit.
3. Telegrafist, dhe punë në radion e ushtrisë Jug. M-103, një vit. Ishte përvojë që më ndihmoi në jetë!
4.Gazetar në Redaksinë e Kulturës, R. Prishtinë, tetë vjet.
5. I burgosur i ndërgjegjes: Prishtinë, 2 vjet, Prokupje 3 vjet, Nish 4 vjet, 97% izolim (burg në burg).
6. Ushtrues i detyrës së thyerjes së burgut 7 muaj.
7. I lidhur në hekura natë e ditë 3,5 muaj, në çelinë nr.3 ku e vranë mësuesin, Fazli Greiçevci. (Një krahasim: Aziz Sekiraça i Koliqit në burgun e krajlit ka nejtë 14 vjet i lidhur në pranga, për vrasjen e gjandarit.)
8. Reporter për Radio Zagrebin, nga Tirana, tre muaj e gjysmë.
9. Mjeshtër në ndërtimtari (Gjermani) 7 vjet.
10. Themelues i Bashkësisë Shqiptare në Gjermani, me preferencën e Adem Demaçit.
11. Udhëheqës i komisionit të 3% në Bajern.
12. Ushtar vullnetar në UÇK , rreth 1 vit e gjysmë.
13.Një nga themeluesit dhe reporter i Radios “Kosova e Lirë”, në luftë. Përgjegjës e realizues i transmetimit në terren.
14. Mjeshtër toni, i radios “Kosova e lirë”.
15. Fotoreporter i luftës së lavdishme të UÇK-së.
16. Projektues dhe ndërtues i bunkerit  të Radios “Kosova e lirë”.
17.Disa muaj raportues i Dojçe Veles, nga lufta.
18. Ushtrues i dëtyrës së drejtorit të RTK-së në themelim, 6 muaj pas luftës, për shkak të jombarëvajtjes dha dorëheqje. Pa pagesë!
19.Mjeshtër në ndërtimtari (Gjermani), 13 vjet.
20.Themelues i LSHAKSH në Gjermani me ca shokë.
21. Shkrimtar i lodhtë, (thonë Llapi), për fëmijë dhe për të rritur, gjatë tërë jetës.
22. Anëtar nderi i LSHAKSH në Gjermani.
23. Anëtar nderi i LSHK të diasporës.
24. Pensionist i merituar.
25. Veteran “i rrejshëm”, kohëve të fundit.
26.Pres të pushoj në Atdhe, po, atje vetëm Zoti e di çka do të punoj!

Juaji,
Martini i Çunajve të Ujzit
Te Ura e Fshajt në Has të Dukagjinit,
Rritur në Keqekollë e
Frymëzuar nga Pjetër Bogdani …
E Adem Demaçi që nga fëmijëria.
(“Gjarpijtë e gjakut” i kam lexuar si nxënës i klasës së shtatë fillore. Dy “Jeta e re” m`i dha hoxha, Iilaz Sekiraça, i Prapashticës. tash i ndjerë).

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …