Çka tha Hashim Thaçi te varri i Shaban Palluzhës dhe çka do t’ i thoshte sot Shaban Palluzha, Hashim Thaçit?

Ditëlindjet dhe ditë-rëniet e dëshmorëve, heronjve e martirëve janë ditë reflektimi, ditë përkujtimi dhe porosie. Janë ditët që na kthejnë prapa, për të parë ku kemi qenë, ku jemi dhe për ku po synojmë. Nëse në një ditë të tillë, sikur është kjo sot, e përkujtimit në 71-vjetorin e rënies  së Shaban Palluzhës, njërit ndër personalitetet më të njohura të historisë sonë, reflektojmë sa për sy e faqe, nuk kemi bërë asgjë të mirë, por vetëm kemi mashtruar veten duke menduar se i kemi mashtruar të tjerët.

Kauza e Shaban Palluzhës, e Adem Jasharit dhe e heronjve tanë nuk është realizuar në tërësi dhe nuk mund të realizohet me ata, apo bijtë e atyre që e kishin tradhtuar dhe për më tepër kishin marrë pjesë në luftë për likuidimin e tij dhe të gjithë kryengritësve të tjerë të asaj kohe. Porosia e Shaban Palluzhës e reflektuar nga gjeniu popullor kishte sfiduar dezertorët, mjeranët e qyqarët me fjalët konstatuese: “Çka po thotë Shaban Palluzha, – mirëpo po e di po s po ta mbanë z…”

Çka do t’i thoshte sot Shaban Palluzha Hashim Thaçit?

Këtë me siguri Thaçi e di mirë, se nuk do t’ i kishte thënë-shko e bisedo me serbët dhe “rehatoi” përgjithmonë në një pjesë të Kosovës, përderisa ai kishte luftuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për Sanxhakun dhe për bashkimin e trojeve në një shtet shqiptar.

Shaban Palluzha nuk do t i kishte thënë Hashim Thaçit bashkohu me ata komunistët, që më kanë vrarë mua dhe rreth 40.000 shqiptarë liridashës të tjerë dhe hiqu  prej atyre, me të cilët keni rrezikuar jetën për çlirimin e Kosovës.

Shaban Palluzha nuk do t i kishte thënë Hashim Thaçit nënshkruaj marrëveshje si atë që ka nënshkruar Fadil Hoxha me partizanët e tij, në Prizren më 9 gusht të vitit 1945.

Shaban Palluzha nuk do ta kishte lejuar Hashim Thaçin të nënshkruante marrëveshje me Daçiqin,  sikur atë që e kishte nënshkruar më 19 prill të vitit 2013, në Bruksel apo atë që ka nënshkruar edhe  më 25 gusht të vitit 2015, po në Bruksel.

Hashim Thaçi e di mjaft mirë se për marrëveshje të tilla kurrë nuk do ta kishte marrë pëlqimin e Shaban Palluzhës, as të Adem Jasharit,  por e kishte marrë pëlqimin e komunistit jugosllav, Fadil Hoxhës dhe sot po e merr pëlqimin e djalit ideologjik të tij, Isa Mustafa.

Hashim Thaçi e di se Shaban Palluzha kurrë nuk do t’i kishte thënë tërhiqi zvarrë me ndihmë të policëve bashkëluftëtarët nga Kuvendi, dhe bashkohu sa më shumë me ata që më kanë vrarë mua dhe krejt Drenicë e Kosovë….

Andaj vizita e Thaçit te varri i Shaban Palluzhës,  doemos se Hashim Thaçit i ka përkujtuar të gjitha këto që i shkrova ndoshta edhe diçka më shumë, dhe jo vetëm  fjalët që i ka shkruar në postimin e tij.

Fjalët e Thaçit:

Nderim te varri i komandantit Shaban Polluzha, sot, në ditën e 71 vjetorit të rënies së tij. Shaban Polluzha me bashkëluftëtarët e tij u ngrit kundër qëndrimeve të regjimit komunist jugosllav, që shkeli premtimet dhe të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës duke vënë në zbatim administrimin ushtarak, përmes të cilit synohej shkatërrimi dhe likuidimi i forcave patriotike të Kosovës.

Kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia parë e armatosur ndaj diktaturës komuniste. HTH”

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …