Grurin e Serbisë që përmes Kosovës shitet në Shqipëri, serbët e përdorin vetëm për kafshë”

Çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë drastike në tregjet globale, pasi Rusia njoftoi se do të mbyllë korridorin e grurit të Ukrainës

Çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë drastike në tregjet globale pasi Rusia njoftoi se do të mbyllë atë që është cilësuar si korridori i grurit. Kremlini zyrtar  u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që siguronte kalimin e sigurt të anijeve të ngarkuara me grurë në Detin e Zi. Dhe, tashmë, Rusia ka paralajmëruar se anijet me drithë do të konsiderohen si objektiva të mundshëm ushtarake. Në tre netët e fundit, Rusia ka bombarduar godinat në të cilat Ukraina ruan grurin në Odesa dhe në qytete të tjera. Çmimet e grurit në bursat europiane u rritën me 8.2% të mërkurën nga një ditë më parë duke shkuar në 253.75 dollarë për ton. Ndërsa, çmimi i misrit u rrit me 5.4%. Më herët presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se do t’i kthehej menjëherë në marrëveshjes ndërkombëtare të grurit nëse kërkesat e tij plotësoheshin. Ato përfshijnë heqjen e sanksioneve mbi shitjet e grurit dhe plehrave ruse dhe rilidhjen e bankës bujqësore të Rusisë me një sistem global pagese.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …