D+  ka publikoi hulumtimin e shkurtër: “Mungesa e ndjekjes penale për rastet e falsifikimit të dokumenteve publike në proceset e prokurimit publik”.

D+  ka publikoi hulumtimin e shkurtër: “Mungesa e ndjekjes penale për rastet e falsifikimit të dokumenteve publike në proceset e prokurimit publik”.

Sot përmes konferencës për media, Demokraci Plus (D+), ka publikuar hulumtimin e shkurtër “Mungesa e ndjekjes penale për rastet e falsifikimit të dokumenteve publike në proceset e prokurimit publik”.

Ky hulumtim ka shpërfaqur mungesën e hetimit penal nga ana e Prokurorisë për rastet e falsifikimit dhe prezantimit të dokumenteve të rreme nga ana e operatorëve ekonomikë, në proceset e tenderimit publik. Kjo formë e korrupsionit, përveç që shkel Ligjin e Prokurimit Publik, për të cilën parashihet diskualifikimi apo përfshirja në “Listën e Zezë”, paraqet edhe vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ligji i Prokurimit Publik ndëshkon veprimet si falsifikimi i dokumenteve dhe deklarimi i rremë, dhe obligon Organin Shqyrtues të Prokurimit të diskualifikoj operatorët ekonomikë nga pjesëmarrja në aktivitete të prokurimit publik, por duhet pasur parasysh se Kodi Penal i Republikës së Kosovës i parasheh si vepra penale këto veprime dhe i sanksionon deri në pesë vite burgim” – tha Egzona Kozhani, hulumtuese e prokurimit publik në Demokraci Plus.

Nga 1 janari i vitit 2021 deri me 1 nëntor të vitit 2023, OShP diskualifikoi 30 operatorë ekonomikë nga pjesëmarrja në prokurimin publik, mbi bazën se këta operatorë ekonomikë kishin prezantuar të dhëna të rreme ose dokumente të falsifikuara.

“Numri i operatorëve ekonomikë të diskualifikuar nuk është i lartë pasi bëhet fjalë për një periudhë pothuajse tre vjeçare. Autoritetet kontraktuese, të cilat kanë mandat të iniciojnë kërkesa për diskualifikim hezitojnë të bëjnë këtë edhe në rastet kur konfirmohen falsifikimet. Përveç kësaj, OShP, merr shumë kohë në publikimin e vendimeve, ku në tri rastet e fundit të diskualifikimit, i janë dashur mesatarisht 492 ditë që të vendos për kërkesat” – tha Ardit Dragusha, hulumtues i prokurimit publik në Demokraci Plus.

“Përveç numrit të ulët të diskualifikimit, në Kosovë ekziston edhe një amnisti penale për kompanitë të cilat përfundojnë në Listën e Zezë, ku nga 30 rastet e diskualifikimit gjatë periudhës janar 2021 – nëntor 2023, vetëm shtatë raste janë trajtuar/janë në trajtim nga Prokuroria” – përfundoi ai.

Në Kosovë, çdo kërkesë për diskualifikim të cilën e aprovon OShP paraqet vepër penale, ndaj mosveprimi i autoriteteve të drejtësisë, është inkurajim për operatorët ekonomikë që të përfshihen më tej në këtë sjellje.

Me qëllim të luftimit të kësaj forme të korrupsionit, kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe prokative, me Prokurorinë që duhet të trajtoj dhe hetoj secilin rast të diskualifikimit në prokurim publik. Nevoja për hetim penal shërben edhe si rikujtim për operatorët e tjerë ekonomikë, se nuk mund të këtë amnisti penale ndaj praktikave korruptive dhe këto veprime ligjore do ta forcojnë integritetin e procesit të prokurimit publik në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti nga Gostivari: Më 8 maj fiton Fronti, dhe do ta anëtarësojmë vendin në BE

Kryetari i BDI dhe udhëheqësi i Frontit Europian Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me banorët …