leoni

Uran Ismaili: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike

Uran Ismaili: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka kërkuar nga Qeveria Kurti dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë të ulin çmimin e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës. Ai në një konferencë për media tha se faturat e dyfishuara ose të trefishuara mujore, apo edhe më të larta të energjisë që i kanë pranuar qytetarët gjatë kësaj jave, janë të padrejta dhe të papërballueshme. “Andaj, është kërkesë imediate që Qeveria, bashkë me ZRRE-në të fillojnë urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike, si dhe të mbahen përgjegjës para ligjit të gjitha akterët që kanë abuzuar me situatën në sektorin e energjisë. Sepse, vazhdimi i faturimit të energjisë me tarifat aktuale do të jetë rrënues për familjet në Kosovë. Sipas Ismailit, ngritja e çmimit të energjisë elektrike i ka vënë qytetarët para një vështirësie të madhe financiare, duke ua shpenzuar buxhetin familjar para festave dhe duke i futur në borxhe familjet kosovare vetëm që ta përballojnë muajin.   Ismaili rikujtoi dy deklaratat kontradiktore të kryeministrit Kurti, atë të vitit 2015 se qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike, si dhe atë të vitit 2022 se aq lirë ka qenë energjia elektrike sa qytetarët nuk e kanë ditur se sa paguajnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …