Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Pranimin e targave të Kosovës, Serbia e përdor për shkak të presionit nga BE-ja e Amerika për parregullsitë në zgjedhje, thotë Albin Kurti

Kryeministri, Kurti, gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës për këtë vit ka thënë se ky vendim i Serbisë  për pranimin e targave të  automjeteve nga Kosova vjen për të ulur presionin nga Bashkimi Evropian dhe Amerika lidhur me  zgjedhjet jo të rregullta e jo demokratike të cilat u zhvilluan në Serbi. Sipas tij, para dy vitesh Serbia përdori çështjen e targave për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të Kosovës. “Ndonëse i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar të dy shteteve, dua të theksoj se ky vendim po vjen pas një moszbatimi më shumë se 10 vjeçar të marrëveshjeve paraprake. Përdorimi dyvjeçar i çështjes së targave nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit tonë dhe tash së fundi si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar mbi Serbinë pas parregullsive në sistemin zgjedhor atje. Qëndrimi ynë sa i përket çështjes së targave ka qenë mbi parimin e reciprocitetit, ka thënë mes tjerash kryeministri, Kurti, gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës, për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …