Daçiq: Ndërkombëtaret do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës

Daçiq: Kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës mund të çojë në planet e Prishtinës për një plan të llojit “STUHIA”, që ka ndodhur gjatë luftës në Bosnje,  kur forcat kroate  kishin përzënë serbët e krahinës së Kninit, plan i cili sipas tij mund nxisë konflikt midis Serbisë dhe KFOR-it. Daçiq tha se  po kërkohet një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se korrigjimi i kufirit është vetëm një ide, por që nuk ekzistojnë ide tjera. Sipas tij, përderisa dialogu nuk shkon në drejtim të kësaj ideje, mund të pritet vazhdimi i presionit ndaj Serbisë, që ta njohë Kosovën në gjendjen aktuale, duke përfshirë si pjesë të saj edhe veriun e Mitrovicës. “Kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Ne nuk kemi lidhje territoriale në mënyrë që të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë të mbeten nën Serbi”, ka thënë Daçiq për një televizion serb. Ai më tutje ka thënë se në Shtetet e Bashkuara tashmë “fryjnë erëra të reja” duke krijuar mundësinë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë një marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …