leoni

Ivica Daçiq

Daçiq: Nuk do të vendosim sanksione kundër Rusisë për hir të Bashkimit Evropian

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se BE-ja po ushtron presion mbi vendet e Ballkanit për të vendosur sanksionet ndaj Rusisë. Presioni mbi Serbinë, i cili me gjuhën diplomatike, thuhet se të harmonizohet politika e jashtme e saj me atë të BE-së, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, është absolutisht i papranueshëm. Edhe pse Serbia ka hapur negociatat për bashkim me BE-në, ajo mbetet aleatja më e ngushtë e Rusisë në Ballkan dhe refuzon që t’iu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë. Zyrtarët thonë se Serbia do t’i bashkohet Rusisë në dërgimin e ndihmës humanitare në Siri dhe se ndihma do të dërgohet me aeroplanë nga qendra humanitare ruso-serbe në qytetin  e Nishit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …