Damon Wilson

Damon Wilson: Rusia duhet ta kuptojë se Mali i Zi është pjesë e paktit të NATO-s

Nënkryetari i Këshillit të NATO-së i Shteteve të Bashkuara të Amnerikës, Damon Wilson ka deklaruar se  të dhënat e hetimeve për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi janë shqetësuese dhe ka shtuar se ato flasin për ndikim të fuqishëm dhe të dyshimtë të Rusisë në Mal të Zi. Kështu nuk shkon me aleatët e NATO-s, ndërsa Mali i Zi është pjesë e paktit NATO. Po shohim çfarë tregojnë hetimet dhe me të vërtetë janë tregues shqetësues që flasin për ndikim të fuqishëm dhe të dyshimtë të Rusisë në këtë vend. Kjo është një ndërhyrje e tërthortë në një shtet sovran, është shprehur Wilson gjatë një interviste dhënë gazetës “Pobjeda” të Podgoricës. Prokuroria e Malit të Zi ka akuzuar 19 persona për tentim terrorizmi në ditën e zgjedhjeve, më 16 tetor, ndër ta edhe dy rusë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …