Daniel Serwer

Daniel Server: Gjasat për sanksione shtesë ndaj Kosovës janë të mëdha, edhe pse ato do të ishin të pajustifikueshme

Analisti dhe njohësi i rrethana politike, në Ballkan, Daniel Server, ka deklaruar se pas takimit më 14 shtator të Borrellit, Kurtit e Vuçiqit, në Bruksel, gjasat për sanksione shtesë ndaj Kosovës  janë të mëdha, edhe pse ato  do të ishin të pajustifikueshme. Qeveria e Kosovës ka paraqitur një propozim të arsyeshëm që me sa duket nuk është diskutuar. BE-ja dhe Serbia duan të diskutojnë Asociacionin, pa marrë parasysh çështjet e rëndësishme për Kosovën. Kjo nuk do të funksionojë, ka thënë Server për mediet. Të enjten e 14 shtatorit Kosova e Serbia nuk u pajtuan për  zbatimin e  marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe të aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Plani i Kosovës nuk u pranua nga Serbia e BE-ja. E për planin e konsensusit të prezantuar nga BE-ja, Kurti tha se ishte kushtëzim i zbatimit të gjithë marrëveshjes me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe akomodim i kërkesave të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …