leoni

Daniel Serwer

Daniel Serwer: Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të ketë garanci që të mos bllokohet funksionimi i shtetit të Kosovës. Kompetencat e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, thotë analisti i çështjeve të Ballkanit. “Është e vështirë të parashikohet. Por, sigurisht çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është një çështje për të cilën mund të bëhen kompromise. Tashmë është bërë kompromis me Gjykatën e Posaçme, por mund të ketë kompromise të mëtejshme në disa aspekte të tjera. Nëse njerëzit shpallen fajtor, ata duhet të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten. Unë mendoj që komuniteti ndërkombëtar do të dëshironte të vazhdonte praninë e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë për një kohë më të gjatë, madje edhe nëse EULEX-i nuk do të ishte atje. Mendoj se një prani ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë do të ishte i dëshirueshëm, edhe për banorët e Kosovës”, ka thënë Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …