Daniel Serwer: Pak shtete kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre

Daniel Serwer e ka vlerësuar me tone pozitive platformën për dialog të përgatitur nga Delegacioni Shtetëror

Analisti i njohur dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer e ka vlerësuar me tone pozitive platformën për dialog të përgatitur nga Delegacioni Shtetëror për bisedime. Ky reagim i analistit të njohur vjen vetëm disa ditë pasi bashkëkryesuesit e këtij delegacioni, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, e kanë dorëzuar këtë dokument të rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës. Server e nis analizën e tij duke thënë se ka shumë gjëra për t’u pëlqyer në këtë dokument. Ish-diplomati amerikan ka renditur disa pika, siç është përcaktimi i qartë i qëllimit nga ana e delegacionit shtetëror se në dialog hyn për njohjen e Kosovës nga Serbia si shtet sovran dhe i pavarur. 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …