Serwer

Daniel Serwer: Kosova mund të kishte një qeveri me kompetenca të plota që nuk blen vota, anëtarësimi në NATO mbetet hapi kyç

Profesori Daniel Serwer, ka vlerësuar se Kosova do të mund të ishte në një pozitë më të favorshme politike dhe ekonomike, po të kishte një qeveri me kompetenca të plota dhe institucione më funksionale. Pas një vizite në Kosovë, Serwer shkroi në faqen e tij se vendi “mund të kishte një qeveri me kompetenca të plota që nuk blen vota”, duke shtuar se qytetarët do të përfitonin nga një rritje më e shpejtë ekonomike, më shumë investime në infrastrukturë publike dhe një bashkëpunim më i mirë ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij serb. Sipas tij, edhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike do të mund të ishte më i madh, me qëllim ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët, ndërsa shtoi se edhe marrëdhëniet me Serbia do të mund të ishin më pak konfrontuese. Megjithatë, Serwer theksoi se Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm krahasuar me të kaluarën dhe se ekzistojnë perspektiva reale për zhvillime të mëtejshme pozitive. Shtetet e Bashkuara do të duhet të bindin katër shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e njohin Kosovën për ta mbështetur anëtarësimin e saj në aleancë. Ai shtoi se anëtarësimi në Bashkimi Evropian nuk do të duhej të vonohej shumë, me kusht që qeveria e ardhshme të vazhdojë harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit në përputhje me standardet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja drejt hapjes së Klasterit 3 për Serbinë, vendimi pritet këtë muaj

Komisioni Evropian pritet t’u rekomandojë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian hapjen e Klasterit 3 në …