Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova e Serbia nuk janë të interesuara që ta zgjedhin çështjen e njohjes reciproke

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar  se Kosova e Serbia nuk janë të interesuara që ta zgjedhin çështjen e njohjes së ndërsjellë, pasi, veprimet e tyre krerët e dy shteteve i përdorin për konsum të brendshëm politik. Molliqaj ka folur për blerjen e raketave “Javelin”, ndërsa entuziazmin e quan të panevojshëm dhe ushqim për pushtetin autoritar, por edhe për partitë o pozitare në Kuvend, për të cilat thotë se janë nën sqetullën e Kurtit. Molliqaj ka drejtuar  kritika edhe në drejtim të Bashkimit Evropian, për ndarjen e fondeve që  ka dhënë  Serbidë e cila përfiton më shumë se Kroacia, Serbia nuk është e interesuar ta zgjedh problemin e Kosovës. Ajo sa herë që ka nevojë për konflikt e bën, e shantazhon bashkësinë ndërkombëtare duke marrë vëmendje e duke marrë temën e Bosnjës, pastaj shikoni fondet që merren si grande ose kredi të buta që i ofron BE-ja. Kroacia është  e para si anëtare e BE-së. Serbia  merr shumë fonde dhe krejt kjo është me përkëdhelje e  Serbisë me temë karshi Kosovës”, thotë Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …