Brickos

William Walker: Për Hashim Thaçin, kam thënë disa gjëra të këqija, për të cilat jam penduar më vonë

Ish-shefi i Misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, në një emision televiziv ka pranuar  se për ish-drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, kishte thënë gjëra të këqija për të cilat ishte penduar më vonë. Deri kur u bë president, unë pata raport të njëjtë me të, sikur  me Ramushin,  Limajn e të tjerë.  Ai ishte dikush që e vizitoja pothuaj sa herë që vija këtu. Gjatë pjesës më të madhe të presidencës së tij, kam qenë kritik ndaj Hashim Thaçit. Gjatë javëve të fundit të presidencës së tij, unë isha këtu dhe ishte shtruar një darkë për nder timin nga vetë ai dhe nga Behxhet Pacolli. Ishte një numër i madh njerëzish dhe në fund të darkës sikur u ndjeva disi i qetë dhe u ngrita dhe thashë disa fjalë, e shikova presidentin Thaçi dhe i thashë: tash pendohem që kam thënë shumë gjëra negative për ty dhe disa prej tyre shpresoj të mos i kesh marrë si personale. Ai u ngrit dhe tha disa gjëra shumë, shumë të bukura. Gjithmonë i kam marrë ato si përpjekje tuaja për të më bërë mua dhe Kosovën një vend më të mirë, kishte thënë Thaçi  Aty e ndryshova perceptimin tim për të,  tha Walker.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …