Brickos

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Paketimi i ri i Asociacionit është rendi i ditës në takimin e 15 qershorit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq është caktuar pas asnjë rend të ditës. Molliqaj deklaroi se dikur, ndër kritikat që u bëheshin delegacioneve ishte se po shkonin në takim pa laps dhe pa letër. “Pa asnjë pikë të rendit të ditës, sot sapo u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së takimi Kurti – Vuçiq që mbahet me 15 qershor. Ndër kritikat që bëhej ndaj delegacioneve të kaluara në negociata me Serbinë ishte se shkonin në takim pa laps e pa letër, duke aluduar se janë pa plan dhe pjesë e planit të huaj”, ka shkruar Molliqaj. Më tutje ai tha se është fakt tinëzar që dialogu trashmë është orientuar. Madje ai deklaroi se Asociacioni është rend i ditës qysh në takimin e parë. “Përderisa do të duhej të ishte i pamundur një takim pa parime, ajo çka duket tinëzsht është fakti se dialogu tashmë është i orientuar. Paketimi i ri i asociacionit që përjetëson mosmarrëveshjen me Serbinë është rendi i ditës në takimin e parë, por që nuk ka si titullohet, meqe është proces i ndërrimeve terminologjike”, shkroi ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …