Dardan Molliqaj: Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, mbrojtja e saj është detyrë e kohës

Dardan Molliqaj paraqet një dokument që dëshmon pafajësinë e aktivistëve që po akuzohen për terrorizëm

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka prezantuar një dokument me  fakte të reja që dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve që po akuzohen për terrorizëm. “Ky dokument tregon që ADN-të e aktivistëve tanë, nuk përputhen me ato që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Molliqaj.  “Ditëve në vijim do t’i prezantoj provat tjera. Ju lus që t’i shpërndani sa më shumë!”. Gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes ishin shpallur si të dyshuar nga Policia e Kosovës për sulmin me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në 4 gusht. Tre po mbaheshin në paraburgim, në mesin e të cilëve edhe Astrit Dehari që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor, në ditën e 68 të paraburgimit. Vdekja e tij mbetet ende e pasqaruar. Prokuroria tashmë ka ngritur aktakuzë për terrorizëm kundër Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit. Petrit Ademi është liruar nga akuzat, për shkak të provave, ndërsa hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin, Astrit Dehari.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …