Kocijançiq

Kocijançiq: BE-ja i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për të treguar përmbajtje, maturi dhe dialog

Komisarja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe ekipi i saj janë duke vëzhguar nga afër zhvillimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas disa zhvillimeve gjatë ditëve të fundit. “BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesja e Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiq”, ka thënë për Tanjug, zëdhënësja Maja Koçijançiq. Ajo në një deklaratë me shkrim, ka thënë tha se BE-ja i bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi si dhe të kthehen çështjes së dialogut, sepse është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët”, ka thënë Maja Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …