leoni

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Të shohim nëse do të kemi zgjedhje apo jo, por nëse mbahen do të janë për Kurtin, jo për opozitën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se  anëtarët e partisë nuk janë të interesuar dhe nuk kanë as vullnet që të jenë pjesë e koalicioneve parazgjedhore elektorale. Ai ka deklaruar se si shkak i keqqeverisjes, jemi totalisht të izoluar. Molliqaj kur ka folur për takimin mes Kurtit dhe Krasniqit ka thënë se presin të shohin nëse do të kemi zgjedhje apo jo të cilat, sipas tij, nëse do të bëhen janë zgjedhje për Kurtin, jo për opozitën. “Besoj që tashmë po duket qartë se në të gjitha opsionet i ka shërbyer kryeministri Kurti, në rradhë të parë u votuan ato marrëveshje të cilat kishte marrë vendim që PDK të mos i votojë deri të i largohen sanksionet ndaj Kosovës mandej kishte një vendim të Këshillit Drejtues që as nuk duhet të takohet me përfqesues të insitiucioneve të Kosovës, asnjë nga zyrtarët e PDK-së, deri në përfundim të masave nuk e di a është hekur ai vendim apo vetëm e kanë shkel. Të shohim nëse do të kemi zgjedhje apo jo të cilat nëse do të bëhen janë zgjedhje për Kurtin, jo për opozitën. Nuk po i shkakton opozita po i shkakton Kurti sepse pa votat e Kurtit nuk ka zgjedhje e ajo i bjen që Kurti po don zgjedhje, ka thënë Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …