Dardan Vuniqi: Kosova dhe protestuesi mesatar – banor i Kosovës

Banori i Kosovës i cili ndihet i shpronësuar, prej institucioneve, ndihet që pushteti politik dhe  ekonomik i Kosovës është botë e ndamë prej tij edhe ky  nuk ka qasje ne të dhe në anën tjetër atij (pushtetit), ky nuk I intereson.


 


 Mendoj qe një pjesë shume e madhe e kësaj shoqërie  ndihet e shpronësuar  ndihet e pafuqishme në mundësinë e vendosjes, e as te pyetet për çka do. Kronologjikisht lidhem me vitin 1981, këto protesta janë quajtur Demonstrata për liri dhe pushteti ishte i befasuar nga demonstratat ngase ekzistonte bindja se vendi është i lirë. Por, mund te themi se edhe sot protestohet për liri.  Ndërsa përsëri pushteti i tanishëm  ndihet i befasuar ngase konsideron se ne jetojmë të lirë. Por jo, nuk jemi të lirë për deri sa kemi ende punësohen militant dhe familjar të pushtetarëve është e kotë. Por, është çështje e interpretimit të lirisë për aq sa bëhet fjalë. Edhe për definicionin e dhunës sot, ka  gjenerata që ndihen qe nuk janë të lira ne ndoshta  mundemi ato mos ti kuptojmë e mundemi edhe ndoshta  te mos i arsyetojmë dhe pikërisht këta janë protestues mesatar por interpretimet e lirisë dallojnë edhe nga periudhat historike dikur ne nuk jemi ndier te lirë, sepse kemi jetuar ne Jugosllavi dhe nenë regjim. Po ashtu, sot njerëzit nuk ndihen të lirë. Dhe mendoj që  ne nuk kemi të drejtë që të flasim në emër të protestuesve dhe aq me pak të paragjykojmë se ata kane apo nuk kane të drejtë. 


Kosova, ka një mori të ligjeve madje ka edhe Hipertrofia Kushtetuese – Ligjore. Ne të kaluarën shtetet Socialiste, kanë përqafuar këtë ide të Hipërtofisë Kushtetuse-Ligjore. Duke hartuar Kushtetuta-akte ligjore dhe nënligjore të gjata të cilat rregullonin në mënyrë të detajuar jetën e qytetarëve dhe me norma të stërngarkuara juridike ngulfatin qytetarin dhe lirinë e tij. Ndërsa po që i hedhim një sy Fjalorit të gjuhës së sotme Shqipe (1985), me Hipërtofi jep të kuptohet se Organi ligjvënës (Kuvendi,Parlamenti,Senati) apo varësisht emërtimeve të tij bënë tejkalimin e Kompetencave të tij. A po e bënë këtë Kuvendi I Republikës Së Kosovës, mendojeni vetë! Protesta- E drejtë e Garantuar me Kushtetutën e vendit, por a po kërkon qytetari të drejtën e tij për liri pas tërë këtyre ngufatjeve qe po I bëhet apo është një shkaktar edhe varfëria ekstreme.


 


Ne jetojmë me një shoqëri ku shkollimi është vegël e riprodhimit të një kategorie injorantëve. Po ashtu, gjykatat nuk janë themeluar që të lirojnë kriminelë, por t’ i ndëshkojë ata. Ne, jetojmë në një shoqëri ku punësimi dhe mbijetesa, është çështje individuale. Ndërkohe, që për çështje kolektive nuk ekzistojnë përgjegjësi por ekzistojnë  vetëm privilegje. Vijmë ne përfundim  se protestat nuk bëhen fjalë për një apo dy arsye. Por, mund ta quajmë sindromë për shkak të gjendjes se shkaktuar nga shume faktor për një kohe të caktuar. Të cilat janë grumbulluar tash e 15 vite mbas luftës.


 


 Pushteti  i tanishëm nuk është në gjendje ta projektoj vetën jashtë pushtetit, kjo elitë politike nuk mund ta përjetojë veten jashtë politikës dhe do te mundohen të jenë pjese e tij me çdo kusht. Dhe mbajtja me çdo kusht do ta dërgojë Kosovën në një rrugë pafund. Vijmë në përfundim se Drejtësia në Kosovë është vetëm një dëshirë e cila ngrihet në nivel të ligjit dhe ne fund dëshira e atij pushteti shndërrohet në ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …