DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASH e BE vazhdojnë t’i bëjmë thirrje Serbisë e Kosovës të ndërmarrin hapa urgjentë e konkretë për të shtendosur tensionet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë të qartë për pritshmëritë e tyre nga të dyja palët. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent, konkretë për të shtendosur tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar në Serbi. Departamenti amerikan i Shtetit thotë se të  dyja palët duhet të ndjekin planin e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”. Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë dje se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.  Borrell e ka kritikuar ashpër  Kosovën, duke reaguar pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunën kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt të FSK-së në Mitrovicën jugore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …