DASH: Paqëndrueshmëria politike e ndërhyrja në ekonomi e drejtësi, korrupsioni dhe energjia akoma janë problem në Kosovë

DASH ka paraqitur shqetësime serioze për trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paraqitur shqetësime serioze për trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni gjatë paraqitjes së raportit të Departamentit Amerikan për trafikimin me qenie njerëzore tha se rekomandimet nga ky departament konsistojnë në forcimin e hetimeve si dhe ndjekja penale e zyrtarëve të përfshirë në këtë dukuri. Ai shtoi më tutje se ndër shqetësimet e ngritura janë numri i vogël i kallëzimeve penale gjatë vitit të kaluar dhe numri edhe më i vogël i dënimeve. Nevojë po ashtu ka edhe për trajnime të mëtejme për zyrtarë që do të bëjnë identifikimin uniformë të viktimave midis prostitutave, emigranteve dhe popullatës së rrezikuar, theksoi ministri, Skender Hyseni. Ai shtoi se duhet të rriten përpjekjet për t’i identifikuar fëmijët që detyrohet të bëhen lypsarë rrugësh dhe ata që i detyrojnë fëmijët të kthehen në lypsarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …