Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

DASH: Palmer dhe Grenell do të punojnë ngushtë për të arritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre. Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës. I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall ndërhyrjeve të jashtme malinje, dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe euro-atlantike”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …