Daut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

Daut Haradinaj: Jemi kundër heqjes së taksës, përderisa Serbia vazhdon me avazin e vjetër kundër Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur të hënën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën, ka thënë se në këtë seancë do ta thonë fjalën e fundit për këtë çështje. “Ne e kemi thënë hapur që jemi kundër heqjes së taksës, përderisa Serbia vazhdon me avazin e vjetër dhe jemi të qartë që Serbia nuk ka ndryshuar pozicion në raport me Kosovën. Kështu e kemi cilësuar edhe dje – si nënshtrim ndaj Serbisë. Mendojmë se ka gabuar shumë, përderisa nuk ka pasur dakordancë të plotë me ShBA-të. Siç duket, nuk ka pasur dakordim as me partnerët e koalicionit. Nuk e dimë arsyen që e nxiti Albin Kurtin ta bëjë atë veprim mbrëmë, por gjithsesi do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …