leoni

Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Daut Haradinaj: Manastiri i Deçanit duhet të distancohet nga dhuratat edhe nga regjimi i Millosheviqit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i degës së AAK-së, në Deçan, Daut Haradinaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manstirit të Deçanit, ka shkruar se ky Manastir dhe krerët e tij do të duhej të distancoheshin edhe nga dhuratat edhe nga regjimi i Millosheviqit. “Çka i duhen Manastirit të Deçanit edhe dhjetëra hektarë tokë, që nuk janë pronë e tij?. Për çfarë do t’i shfrytëzonte ky Manastir këto prona? Si është e mundur që Sava Janjiq, që është kryekishtar aty, të pranojë logjikën e konfrontimit me komunitetin dhe të mos e kuptojë, se Manastiri mund të lulëzojë e të jetë i qetë në detyrën e tij, vetëm duke pasur marrëdhënie të mira me shqiptarët  thotë Haradinaj. Manastiri i Deçanit, edhe në kohët më të vështira është ruajtur e mbrojtur nga shqiptarët, madje edhe atëherë kur ata kanë pasur edhe fuqinë edhe pushtetin. Popullata e Deçanit historikisht ka qenë miqësore me këtë Manastir dhe kjo duhet të jetë e shkruar edhe në dokumentet e Kishës dhe duhet ta dijë shumë mirë edhe Popi  Sava.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …