Brickos

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në NATO, Christian Meuwly

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në NATO, Christian Meuwly

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, sot  priti në një takim zyrtar ambasadorin e Zvicrës në NATO, në Bruksel, Christian Meuwly i cili së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, kryesuan delegacionin nga Zvicra. Ministri Demolli, në takim ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në NATO, Meuwly për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria e Zvicrës për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për FSK-në, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy shtetet në të gjitha fushat. Po ashtu, ministri Demolli me këtë rast e ka njoftuar ambasadorin zviceran me të arriturat e përgjithshme të FSK-së: zhvillimet aktuale, për procesin e transformimit të FSK-së, ku ka qenë i angazhuar Iniciative e rishikimit të Institucioneve të Mbrojtjes nga SHBA, pastaj Ekipet Këshilluese të NATO-s në MFSK, Ekipet Këshilluese Ndërlidhëse të NATO-s në FSK dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …