Haradinaj – Prokurorisë: Keni me e përplasë popullin mes vete me publikimin e listave të veteranëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj listës që Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë me 20 mijë emrat që kinse cilësohen si veteranë mashtrues. Haradinaj përmes një postimi ai ka shkruar se ka parë  emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hequr prej veteranit.  “Sot e pashë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hjekë prej veteranit. Njeriut që i përulem për luftën dhe angazhimin e tij. Mbi 60 herë e ka kalu kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqiperisë. Asnjë ditë të vetme nuk ka munguar në Luftën tonë. Ai është në mesin e qindra djemve që sot u turpëruan me këtë marri shtetrore. Në mesin e shumë njerëzve qe i kam pas krahë të djathtë e që ishin hjekë nga lista, do jem edhe unë. Turp!  Keshillë: Ma mirë ndryshone ligjin e kthene si ju kam thënë se kështu nuk keni me bë zgjidhje. Keni me e përplasë popullin mes vete”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …