leoni

Daut Haradinaj: Taksa prej 100 për qind është vendosur kundër Serbisë dhe jo kundër aleatëve të Kosovës

Daut Haradinaj: Taksa prej 100 përqind është vendosur kundër Serbisë dhe jo kundër aleatëve të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për heqjen e taksës. Me iniciativë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me taksën prej 100 për qind. Në fillimin e kësaj seance, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në fjalimin e tij, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti. Ai po ashtu ka bërë të ditur se taksa prej 100 për qind është vendosur kundër Serbisë dhe jo kundër aleatëve të Kosovës. Tutje, ai ia ka kujtuar Kurtit edhe kauzat që i kishte dhe qëndrimet kundër Serbisë. Sipas Haradinajt, pushteti ia ndryshoi Kurtit qëndrimet dhe se ai ka shkelur edhe mbi parimet e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …