leoni

Edi Rama

Kryeministri Rama thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi, mos u alarmoni nga infodemia

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga parlamenti ka folur për mundësinë e përhapjes së koronavirusit në vend. “Të gjitha këto burime të infodemisë shkaktojnë alarm, frikë, në këto kushte kur duhet përballuar situata. 2.3 për qind e të prekurve kanë humbur jetën ndërsa pjesa tjetër e ka përballura dhe e përballon pa pasoja për jetën këtë epidemi. Kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse shohim lajmet me te vdekurit janë më shumë se ato për të shëruarit”, tha Rama duke iu referuar panikut në vend. Duke folur për maskat, thirrja e OBSH dhe ajo që them dhe unë, është mos harxhoni lekë për maskat, nuk ju mbrojnë, janë të dobishme për të prekurit dhe ata që iu shërbejnë të prekurve”, shtoi Rama. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë 1.2 milion maska, janë kryer 31 testime në persona me simptoma të dyshimta dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …