Airport Adem Jashari
MIT
tv dielli
kek
Fillimi / Botimet / NJË BOTIM MBI DHUNIMET SEKSUALE SERBE NË KOSOVË
NJË BOTIM MBI DHUNIMET SEKSUALE SERBE NË KOSOVË

NJË BOTIM MBI DHUNIMET SEKSUALE SERBE NË KOSOVË

Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, në vigjilje të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, ka botuar studimin me titull “Dhuna seksuale nga forcat ushtarake e policore serbe ndaj grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë” të politologes Elife Luzha. Ky botim, në shqip dhe anglisht, vjen si protestë për mostrajtimin dinjitoz të të dhunuarave gjatë luftës dhe mosveprimin e drejtësisë.

Autorja, pas një vështrimi të shkurtë historik mbi pushtimin dhe represionin serb në Kosovë, fokusohet te dhuna seksuale serbe gjatë luftës. Politologia Luzha faktikon me të dhëna mbi krimin e dhunës seksuale serbe ndaj grave shqiptare, duke argumentuar se dhuna seksuale është përdorur si “mjet lufte” për të ushtruar “gjenocid biologjik”, dhe se ky lloj krimi cilësohet “krim kundër njerëzimit”. Po ashtu, autorja bën thirrje që të bëhet më shumë në dëshmimin e së vërtetës mbi dhunën seksuale serbe ndaj grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

NJË BOTIM MBI DHUNIMET SEKSUALE SERBE NË KOSOVË

Kontrolloni gjithashtu

Akademik, Hafif Bajrami: Libri i akademik Dibran Fyllit, "Hasan Prishtina", ka për studim një Hero emblematik

Akademik, Hakif Bajrami: Libri i akademik Dibran Fyllit, “Hasan Prishtina”, ka për studim një Hero emblematik

( Akademik Dibran Fylli, HASAN PRISHTINA, Prishtinë 2017, f. 223) Filozofia e Hasan Prishtinës në ...