Ish-analisti i mirënjohur në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren e Donald Trumpit dhe ndikimin e mundshëm në zhvillimet në Ballkan e Kosovë. Ai ka theksuar se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të rikthehet në të njëjtën mënyrë, për shkak të ndryshimit të aktorëve politikë, sidomos mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, të cilët dikur kishin një marrëdhënie bashkëpunuese. Sipas tij, nuk ka mundësi për një marrëveshje të ngjashme mes Albin Kurtit dhe Vuçiqit, pasi nuk ka një nivel të tillë bashkëpunimi midis tyre. Ai gjithashtu shton se Kurti, ndonëse popullor në Kosovë, është jashtë vendit një figurë jo popullore, dhe Amerika mund të ndihmojnë politikat e Vuçiqit ndaj Kosovës. Sipas tij, Kosova dhe Bosnja janë përballur me presione ndërkombëtare që nga Marrëveshja e Dejtonit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …