Marta Kos, paralajmëron mundësinë e një rruge të re për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kandidatja për Komisionere të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë kërkon një qasje të re. Gjatë një seance para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ajo u shpreh e qartë se nuk mbështet asnjë formë të këmbimit të territoreve mes dy shteteve, ndërkohë që theksoi se, pavarësisht se është arritur një marrëveshje për rrugën e normalizimit, ky proces nuk ka sjellë ende rezultate të mjaftueshme. Kos paralajmëroi se, nëse situata vazhdon të ngecë, BE-ja mund të kërkojë të gjejë rrugë të tjera për të avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, që ndoqi seancën, u shpreh i kënaqur me deklaratën e Kos, duke e mbështetur idenë që procesi i dialogut ka nevojë për një ridizajnim, në mënyrë që të arrihen rezultatet e kërkuara për paqe dhe stabilitet në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …