David L. Phillips

David L. Philips: Serbët duan ta përvetësojnë pjesën e veriut e cila është e Kosovës

Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun për normalizimin e raporteve në mes tyre dhe kjo është mënyra më e mirë për të ndodhur njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, ka deklaruar drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, Universiteti i Columbia-s, David Philips, gjatë një ligjërate me temën “Shqyrtimi i zbatimit të dialogut Kosovë-Serbi”, para studentëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë. Për mendimin tim një dialog duhet të jetë që një shtet të negociojë me shtetin tjetër, që Serbia ta njeh Kosovën. Përveç nëse ky është rezultati i këtij dialogu, të gjithë ata hapa të vegjël dhe të gjitha ato masa me të vërtetë nuk do të kryejnë punë shumë. Philips  ka thënë se “Serbia, Kina dhe Rusia kanë ndikuar që Kosova të mos marrë pjesë në INTERPOL, ndërsa duke folur për Mitrovicën e veriut ai ka saktësuar se serbët duan ta përvetësojnë  atë pjesë e cila është e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …