David Phillips

David Phillips: Sfida e vërtetë për Kosovën nis pas zgjedhjeve

Profesori amerikan dhe eksperti i politikës së jashtme, David Phillips, ka vlerësuar se sfida kryesore për Kosova nuk do të jetë vetëm organizimi i zgjedhjeve, por zhvillimet politike që do të pasojnë pas tyre. Phillips ka theksuar se testi real për Kosovën do të jetë procesi i formimit të institucioneve dhe krijimi i një qeverie funksionale pas zgjedhjeve. “Testi i rëndësishëm për Kosovën do të vijë pas zgjedhjeve”, është shprehur ai. Sipas Phillips, bashkësia ndërkombëtare po e përcjell me kujdes situatën politike në vend, ndërsa pret nga klasa politike më shumë përgjegjësi dhe bashkëpunim institucional. “Donatorët dhe partnerët e sigurisë duan që elitat politike të Kosovës të tregojnë mençuri për të ndërmarrë hapa në avancimin e shoqërisë”, deklaroi eksperti amerikan. Ai la të kuptohet se stabiliteti politik dhe aftësia për të ndërtuar institucione funksionale do të ndikojnë drejtpërdrejt në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe në mbështetjen që vendi merr nga aleatët perëndimorë.

 

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …