Brickos

Debat i ashpër në mes të ministrit dhe deputetes së LDK-së dhe deputetëve të Vetëvendosjes

Debat i ashpër në mes të ministrit dhe deputetes së LDK-së dhe deputetëve të Vetëvendosjes

Fillimi i seancës së Kuvendit të Kosovës është karakterizuar me akuza, replika dhe kundër replika në mes të deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në njërën anë dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në anën tjetër. Deputetja, Besa Gaxheri ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje duke përkujtuar se para një viti në selinë e saj janë gjetur maska, gaz lotsjellës, koktej molotovi dhe armë të ftohta. Ajo ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet nga këto gjëra. Ndërkohë, kanë ardhur reagimet nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i saj, Glauk Konjufca ka theksuar se aktivistët e saj janë duke u pprballur me montime të shumta, janë duke u mbajtur në burg në bazë të këtyre rasteve të montuara dhe ka theksuar se Policia e Kosovës është nën urdhrat e individëve të caktuar, emërimi i të cilëve dihet si është bërë nga persona të caktuar e për mënyrën se si janë bërë këto emërime po shihet nga rasti “Pronto”. Ndërkohë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni duke thënë se Policia e Kosovës është nga më të mirat në rajonin e Ballkanit dhe se ajo është duke kryer punën në mënyrë profesionale. Seanca po vazhdon me parashtrimin e pyetjeve parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …