Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa në emër të Qeverisë ka tërhequr ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion

Kryeministri, Isa Mustafa në emër të Qeverisë së Kosovës ka tërhequr nga rendi i ditës së Kuvendit ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi. Gjatë arsyetimit të tij, ai ka thënë se projektligji po tërhiqet sepse nuk janë rrethanat për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi. Ndërkohë, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka kërkuar që të tregohet se përse po tërhiqet ky projektligj. Ai ka përkujtuar se ditë më parë, Lista Serbe ka thënë se ata nuk do të votojnë për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionit me Malin e Zi sepse nuk janë mbajtur premtimet e dhëna. Deputeti, Fatmir Limaj ka theksuar më tutje se duhet të dihet botërisht se çfarë premtime ju janë dhënë atyre!

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …